Konstituohet Këshilli i ri i Qarkut Kukës, pushteti vendor në duart e socialistëve

schedule15:15 - 29 Gusht, 2019

schedule 15:15 - 29 Gusht, 2019

Pas marrjes së detyrës të kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiak, në Kukës u konstitua Këshilli i Qarkut.

13 anëtarët e këtij këshilli, përkatësisht 5 nga Bashkia e Kukësit, katër të Hasit e katër nga Tropoja, në mbledhjen e sotme zgjodhën kryetarin e këshillit të qarkut Avdullah Domi, i cili mori shumicën absolute të votave.

Këshilli i qarkut të Kukësit është i pari që konstituohet në 12 qarqet që pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Tashmë i gjithë pushteti vendor në Kukës Has e Tropojë, zyrtarisht në të gjitha nivelet përfaqësuese është në duart e socialistëve.

Kryetari i ri i Qarkut i zuri vendin Abedin Orucit i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar bashkie të Kukësit si përfaqësues i Bindjes Demokratike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!