Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

schedule15:44 - 19 Mars, 2018

schedule 15:44 - 19 Mars, 2018

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur për herë të parë, ditën e hënë të 19 Marsit, mbi tre muaj pas përzgjedhjes së 9 anëtarëve me short nga Kuvendi i Shqipërisë. Nëntë anëtarët e KED, të zgjedhur me short më 7 Dhjetor 2017, u mblodhën në ambientet e Gjykatës së Lartë, institucioni i ngarkuar me ligj për akomodimin e KED. Në rendin e ditës, përpos konstituimit, Këshilli ngriti një grup pune për hartimin e rregulloreve për funksionimin e tij, si ngarkohet nga ligji.

Me kërkesë të kryetarit të këtij institucioni, Artan Broci i përzgjedhur nga rradhët e Gjykatës së Lartë, mbledhja u zhvillua në prani të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, përfaqësues të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja dhe Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesit të presidencës,

Bledar Dervishaj dhe atij të Kuvendit, Genc Gjonçaj.
Marrja në dorëzim e kandidaturave për tre vakancat në Gjykatën Kushtetuese, dy të shpallura nga Presidenti dhe një nga Kuvendi ishte gjithashtu në rendin e ditës se mbledhejs se KED. Por lista me kandidatët nga Kuvendi, pritet ende të publikohet nga ky institucion, edhe pse afati përfundimtar për publikimin dhe dorëzimin e tyre ka përfunduar që në 15 Mars.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi:

Kryetari nga Gjykata e Lartë: Artan Broci

ZV.Kryetari nga Gjykata Kushtetuese: Vitore Tusha

Anëtari nga Gjykata Kushtetuese: Altina Xhoxhaj

Anëtari nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi

Anëtari Prokuror i Apelit: Gentian Ternova, Fatjona Memçaj

Anëtari Gjyqtar i Apelit: Enton Dhimitri: Fatos Qato

Anëtari nga Gjykata Administrative: Ahmet Jangulli

/abcnews.al