Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konstituimi i Kuvendit, Presidenti Begaj dekreton datën: Më 12 shtator

schedule14:44 - 8 Shtator, 2025

schedule 14:44 - 8 Shtator, 2025

Më 12 shtator do të mblidhet legjislatura e 11-të e Kuvendit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin, ku thuhet se seanca do të zhvillohet në orën 10:00.

Por burime kanë konfirmuar se do të zhvillohen dy seanca brenda një dite.

E para do të jetë paradite ku do të ngrihet një komision i përkohshëm i verifikimit të mandateve. Ndërsa pasdite 140 deputetët do të rikthehen sërish për betimin dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri.

Ky i fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputeteve, me votim të fshehtë dhe pa debat.

Nga 83 socialistë, 53 prej tyre do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa experience në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rendesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme.

Teksa Edi Rama solli në parlament figura të reja, Sali zgjodhi riciklimin.

Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. Vetëm 13 demokratë ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa pas një mungese disa vjecare, në sallë rikthehet sërish Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Bardh Spahia apo Igli Cara.

Ilir Meta nuk pranoi mandatin që do i siguronte lirinë, për të pasur në parlament 4 deputetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!