Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër, reagon Basha

schedule12:51 - 19 Gusht, 2019

schedule 12:51 - 19 Gusht, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në rrjetet sociale pas konstituivit të këshillit të ri bashkiak të Shykodrës. Në një postim nëFacebook, Basha shkruan se qëllimi i opozitës është që të nxjerrë nga institucionet dhe parlamenti banditët dhe hajdutët.

“Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Këshilli i Bashkisë së Shkodrës u konstituua mes protestave këtë të hënë. Ashtu siç e kishin paralajmëruar, simpatizantë të opozitës u mblodhën përpara ambienteve të Bibliotekës së Universitetit dhe e rrethuan atë me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit. Sipas mbështetësve të PD, është krim, skenari i qeverisë, i cili detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!