Konsiderohej ndër më të mirët e botës, “gardiani” spanjoll ende pa ekip

schedule09:56 - 6 Shkurt, 2024

schedule 09:56 - 6 Shkurt, 2024

Konsiderohej një nga portierët më të mirë në botë, mirëpo pas ndëprerjes së kontratës, me “Djajtë e Kuq” të Manchester United, “gardiani” spanjoll i portës, David De Gea vazhdon të jetë pas një ekip, me 33-vjeçarin, që vijon të mbetet një nga më të kërkuarit në tregun e transferimeve, mirëpo asnjë nga oferatat e derimëtanishme nuk e kanë bindur “iberikun” të rikthehet në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, oferta më e fundit ishte nga anglezët e Nottingham Forest, me këta të fundit që nuk arritën do ta bindin “shtatlartin” e portës e për këtë arsye nënshkruan me belgun, Matz Sels, nga francezët e Strasbourg, në ditën e fundit të merkatos, për të mos lënë bosh portën e skuadrës.

Ndër të tjera, në raportimet e britanikëve përflitet edhe për një rikthim të spanjollit, në “Old Trafford”, pas paraqitjeve zhgënjyese të kamerunasit, Andre Onana, ndërsa një tjetër opsion është kalimi te “Bardhezinjtë” e Neëcastle, pas dëmtimit afatgjatë të Nick Pope, mirëpo deri më tani këto dy “pista” janë thjesht aludime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!