Konsiderohej e ardhmja e mesfushës, Chelsea gati të largojë kapitenin për një “bomber”

schedule09:16 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 09:16 - 13 Dhjetor, 2023

Që prej ardhjes së “manjatit” amerikan, Todd Boehly, në krye të “Bluve” të Chelsea, këta të fundit janë kthyer në “protagonistët” e merkatos së transferimëve, duke transferuar me shumë bujë lojtarë të rinj në moshë, të cilët konsiderohen, si “e ardhmja” e botës së futbollit, por që deri më tani nuk ia kanë arritur dot të bëjnë diçka të tillë.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “Daily Mail”, “Londinezët” dëshirojnë të jenë sërish protagonist këtë merkato dimri, mirëpo për të bërë këtë, duhet të plotësojnë rregullat e Fair Play-t financiar e për të bërë diçka të tillë, duhet të “sakrifikojnë” një prej “yjeve” të ekipit.

Bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës, Connor Gallagher, i cili pavarësisht se konsiderohet, si një nga të “paprekshimit” e skuadrës, nga tekniku Mauricio Pochettino, sërish mund të sakrifikohet nga bordi, për të afruar një sulmues “pykë”, me “bomberat”, Victor Osimhen e Ivan Toney, që janë në listën e 2 herë fituesve të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al