Grupi Cebra është shpallur fituesi i konkursit Ndërkombëtar për Projektimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit të Parkut Kombëtar Vjosa, me sloganin “Vjosa lumi i fundit i egër.
Pra kompania fituese është CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO, Kopenhagë, Danimarkë. Ajo të do të ngrejë një qendër Multifunksionale në parkun Kombëtar të Lumit Vjosë. Në garë ishin edhe kompanitë “Ensamble Studio”, Madrid, Spanjë si dhe “Casanova+Hernandez Architecten”, Roterdam, Holandë.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj falënderoi pjesëmarrësit, ndërsa tha se përgatitjet për këtë projekt do të vazhdojnë. “Secili nga ju ishte bashkëudhëtar dhe i falënderoj”, tha Kumbaro.
“Kjo është një provë e fortë për të treguar se arkitektura është mjeti i duhur për ta zhvilluar këtë proces dhe shpresoj që ta bëjmë më mirë se bashku me këtë ekip”, u shpreh përfaqësuesi i grupit.