Konkurs i dytë për “Komisar”, shkon në 100 numri i denoncimeve

schedule14:16 - 20 Nëntor, 2018

schedule 14:16 - 20 Nëntor, 2018

Pas shumë kontestimesh si edhe akuzash për publikim të tezës ka rinisur konkursi i gradës Komisar në Policinë e Shtetit. Pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka shkuar në 100 numri i denoncimeve nga konkurentët, ndërsa prokuroria po verifikon procesin e datës 7 Nëntor.

Një javë pas urdhërit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisës së Shtetit, Ardi Veli, i cili anuloi tesitmin e për gradën Komisar,pasi u vërejtën shumë mangësi, duke cënuar edhe besimin e rezultatit të testimit, të martën ka rinisur konkursit. Ndryshe nga hera e parë që u zhvillua në Akademinë e Sigurisë, procesi i dytë për gradën Komisar, u krye në Agjencinë Kombëtare të Provimit në Ministrinë e Arsimit.

147 oficerë të monitoruar në kushte të rrepta sigurie dhe në vëzhgimin e kamerave ishin të parët që u futën për të zhilluar testimin vetëm më pyetje alternative. Konkursi do të vijojë për 4 ditë për shtak të numrit të lartë të konkurentëve, afërsisht 460 të tillë. Ndërkohë përgjigja do të jepet menjëherë në mënyrë elektronike nëpërmjet pajisjes, “Skaltron”, ndryshe nga hera e parë që u dha disa ditë vonë. Këto masa kaq ekstreme nga drejtori Veliu, u morën pas shumë akuzave për kopjim apo edhe publikim të tezës si edhe shitje të saj, para se të zhvillohej provimi i datës 7 nëntor i gradës Komisar.

Më herët, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave gjeti shkelje dhe kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës procesin e gradës Komisar dhe Kryekomisar. Ndërkohë ka shkuar në 100 numri i ankimimit nga konkurentët e dy gradave pranë SHÇBA-së, të cilët prentendojë parregullsi gjatë procesit si edhe publikim të tezës së provimit. Në verifikim për këto kallëzime, janë kreu i policisë Ardi Veliu, zëvendësja e tij, Aida Hajnaj si edhe drejtoi i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!