Megjithëse u transferua me shumë bujë dhe për vlerën “e çmendur” prej 90 milionë eurosh, nga “dhelprat” e Leicester te “djajtë e kuq” të Manchester United, qendërmbrojtësi anglez, Harry Maguire quhet nga shumë tifozë si “dështim” total, pas 4 sezoneve jo produktive me fanellën e United dhe tashmë duket se gjatë kësaj vere ish-kapiteni i “djajve” do t’i japë fund aventurës së tij në “Old Trafford”.
Për të ardhmen e Maguire, disa fjalë i tha dhe trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i cili u shpreh fillimisht se Maguire ka shumë konkurrecë në mbrojtje me francez Raphael Varane dhe shtoi se kudo si në stërvitje apo dhe në fushën e lojës, Harry jep maksimumin e tij, teksa shfaqi haptazi se nuk e dëshiron një largim të 30-vjeçarit nga Manchester.
“Maguire ka shumë konkurrencë në mbrojtje me Raphael Varane, i cili luan shkëlqyeshëm. Askush nuk do ta donte një situatë të tillë. Karriera e Harry nuk po shkon aq mirë. Ai stërvitet gjithmonë në nivelin më të lartë dhe jep 100%. Domethënë, ai e përballon mirë këtë situatë dhe sillet siç duhet. Ai është i rëndësishëm për ekipin si kapiten.
Më vjen mirë që është këtu, ai e bëri punën e tij kur duhej. Por ai duhet të marrë një vendim. Kemi konkurrencë për shumë pozicione, ashtu siç i duhet një top klubi, të ketë “thellësi” të madhe në përbërje.
Ne kishim lojtarë që erdhën si zëvendësues që nuk luajtën aq shumë. Mendoj se nëse duam të jemi të suksesshëm sezonin e ardhshëm dhe në të ardhmen, ne kemi nevojë për një ekip të madh”,- u shpreh tekniku i “djajve” gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al