“Konkurova në Konservatorin Italian pa dokumenta, si klandestin”, historia e rrallë e violinistit shqiptar me famë botërore

schedule10:40 - 18 Prill, 2023

schedule 10:40 - 18 Prill, 2023

Klaidi Sahatçi është violinist shqiptar që po korr sukses në të gjithë botën. Mirëpo, pavarësisht suksesit të madh, ai ka pasur një histori shumë të vështirë jete.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Klaidi ka treguar se si fillimisht nisi të studionte violinën që në moshë të vogël. Më tej, pas shumë vitesh studim u largua për në Itali dhe konkuroi në Konservatorin Giussepe Verdi në Itali pa dokumenta, klandestin.

Me që kishim pianon në shtëpi atëherë, familja ime ka qene dashamirëse e operas dhe besoj ishte nisur për pianon. Por unë nuk kisha ndonjë preferencë dhe bëra provimin. Profesori Adem Beqiri më pa dhe ma tha: ‘Ti i ke duart e vogla dhe nuk i ke për pianon, kështu që më mirë të bëjmë violinën’

Në vitin 1992, kam qene fillimisht për një Festival me pianisten e famshme Margarita Kristidhi. Kemi shkuar në Algjeri dhe unë përfaqësoja me të Shqipërinë dhe unë isha Akademinë e Arteve në vitin e dytë. Më pas shkova në Itali. Në fillim kam qene dhe pa dokumenta si shumë shqiptarë të tjerë, sepse ishte e vetmja rrugë për të hyrë në Konservatorin Giussepe Verdi. Më kujtohet, ambasada italiane plot me njerëz që nqf se nuk kishe njohje, nuk shkoje. Pasaporta ime ka qene violina dhe mora pjesë në një konkurs me të gjithë të tjerët për në Konservator, edhe pse isha klandestin. Më kanë dhënë leje qendrimi mbasi kam fituar konkursin, mbasi kam shkuar në shkollë”, u shpreh violinisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!