Eugena Aliu nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Ajo u bë e njohur edhe në Turqi me pjesmarrjen në The Voice, ku fitoi përveç zemrave të anëtarëve të jurisë edhe të publikut. Madje këndoi edhe këngën në gjuhën shqipe “Erdh pranvera, çel qershia”.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, Eugena ka treguar se për herë të parë në skenë ka dalë në moshën 7 vjeç e gjysmë dhe nga ai moment nuk ka hequr dorë nga muzika.
“Që në fillimet e mia kam ndjekur një staturë dhe nuk kam dashur të ndryshojë, duke qënë se kam mbaruar edhe shkollën për kanto. Zhanri që unë lëvroj është popullore deri diku e ndërthur me modernen. Kam dal në skenë për herë të parë 7 vjec e gjysmë në festival në Gjirokastër”, tha ajo.
Më tej, ajo ka kujtuar edhe eksperiencën në The Voice në Turqi, si lindi dëshira për pjesëmarrje, në të cilën kryesonte muzika tradicionale.
“Pika më e fortë e imja ka qenë The Voice në Turqi. Ka lindur spontanisht. Unë që e vogël e kam pëlqyer muzikën turke, eshe pse nuk e di gjuhën. Duke e parë Voice në Youtube vura re që Turqia proanonte edhe muzikën tradicionale të tyren. Kjo më shtyyu për të aplikuar” përfundoi Eugena. l.k/abcnews.al

