Kongresistja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka ndarë përvojën e saj të vaksinimit me Pfizer/ BioNTech për 8.2 milion ndjekësit e saj në Instagram.
“Unë nuk do të të kërkoja kurrë të bësh diçka që nuk isha e gatshme ta bëja vetë,” shkroi ajo në mbishkrim.
Në një seri videosh, Ocasio-Cortez dokumentoi përvojën e saj nga plotësimi i një pyetësori shëndetësor, te marrja e vaksinës dhe si u ndie më pas.
Asaj dhe anëtarëve të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve u është ofruar vaksina si pjesë e masave për të siguruar vazhdimësinë e qeverisë.
Ocasio-Cortez nuk është politikania e parë që ndan përvojën. Zëvendës Presidenti i SHBA Mike Pence u vaksinua në TV drejtpërdrejt të premten, së bashku me gruan e tij.
Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi, demokratja më e lartë në Kongres dhe Drejtuesi i Shumicës së Senatit Republikan Mitch McConnell kanë marrë gjithashtu vaksinën. /abcnews.al
View this post on Instagram