Kongresmeni Republikan Lee Zeldin i është drejtuar me një letër Departamentin Amerikan të Shtetit. Zeldin kërkon informacion të detajuar nga DASH për shpalljen “Non Grata” të ish-kryeministrit Sli Berisha dhe familjes së tij.
“ Shtetet e Bashkuara kanë shpallur non-grata ish-Presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe familjen e tij për përfshirjen e tij dhe familjes në korrupsion. Ndaj kësaj mase të marrë nga SHBA, Berisha dhe familja e tij nuk lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Sali Berisha ka histori të marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA të dhe liderët e saj. Duke marrë shkas gjatë diskutimeve me Sekretarin e Shtetit Antoni Blinken gjatë konferencës së sotme të Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë, kërkoj nga ju të njihem me të gjithë informacionin që dispononi si Departament i Shtetit për vendimarrjen tuaj për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu kërkoj informacion të detajuar lidhur me procedurën e ndjekur nga DASH për këtë vendim,” thuhet ndër të tjera në letrën e tij.
Lexo edhe: Kongresmeni pyet Blinken: Përse e shpalle Sali Berishën “non grata”?
Ndërkaq, letra e Kongresmenit vjen pas pyetjeve të tij për Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. Zilden kërkoi faktet që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës për të cilën u akuzua. /abcnews.al