Kongresmeni demokrat thirrje Biden: Hiq dorë nga gara presidenciale

schedule08:36 - 6 Korrik, 2024

schedule 08:36 - 6 Korrik, 2024

Mike Quigley është bërë kongresmeni i katërt demokrat që i kërkon presidentit amerikan Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, katër muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur në MSNBC, deputeti Mike Quigley, i cili përfaqëson Illinois në Dhomën e Përfaqësuesve, pranon se Presidentit Biden i detyrohet “mirënjohje”, por thekson se “e vetmja gjë që mund të bësh tani” për të “parandaluar fatkeqësinë absolute”, është “hapi” drejt heqjes dorë nga kandidimi.

Tre kongresmenë të tjerë demokratë që i kanë bërë thirrje Presidentit Biden të largohet nga gara zgjedhore janë Lloyd Doggett (Texas), Raul Grijalva (Arizona) dhe Seth Moulton (Masachusetts).

Përballë Biden do të garojë republikani Donald Trump.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!