Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kongresi, sot zgjidhet kryetari i partisë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut

schedule13:02 - 27 Mars, 2022

schedule 13:02 - 27 Mars, 2022

MAQEDONI E VERIUT- Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, do të mbajë sot Kongresin e dytë të partisë.

Kongresi pritet të mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë dhe do të nisë rreth orës 12:00.

Në kuadër të këtij Kongresi, do të zgjidhet lideri i ardhshëm, që sipas kandidaturës, pritet të jetë sërish Ziadin Sela.

Kjo pasi ai është kandidat i vetëm prezent për lider partie.

“Zgjidh të ardhmen në Aleancë me Shqiptarët”, është slogani që mban Kongresi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!