Kongresi i PS/ Balluku prezaton projektet ‘Shqipëria 2030’: Mandati i katërt do vulosë kapitullin e një transformimi të gjithanshëm

schedule12:00 - 28 Korrik, 2024

schedule 12:00 - 28 Korrik, 2024

Në Kongresin e PS, zv/kryeminsitrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektet në infrastrukturë, porte, aeroporte si edhe në energji.

Balluku theksoi se mandati i katërt, do të vulosë transformimin e gjithanshëm, duke e bërë Shqipërinë një vend krenar të familjes europiane

Fjala e plotë në Kongresin e PS:

Sot Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës. E thënë kjo me fakte nga tuneli I Llogarasë, e cila do të përmbyllet në fund të kësaj dekade transformimesh të mëdha.
Shqipëria 2030 do të ketë korridorin blu që do ta lidhë me unazën e Mesdheut me një autostradë të kategorisë A. Ky korridor do të ndërtohet sipas standardeve europiane, ashtu si Thumanë-Kashar, që tashmë është I disponueshëm për të gjithë. Korridori blu do të lidhë vendin nga veriu, në jug, nga murriqani në Kakavijë, do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë si pjesë e korridoreve Europiane. Brenda këtij muaji firmosen kontratat për fillimin e ndërtimit për segmentet Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj – Fier, ndërkohë që së shpejti do të hapet gara për segmentin Milot Balldren dhe do të kryher projektimi për segmentin Milot Murriqan. Po ashtu Shqipëria 2030 do të ketë korridorine e tetë ku po punohet aktualisht në segmentet nga Elbasani në Qafë Thanë për të vijuar më pas me një pjesë plotësisht të re të korrirodit të tetë, nga Elbasani për në Rrogozhinë duke garantuar kështu lidhjen mes portit të Durrësit dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërtimi i së cilës përfundon në 2025 do të vijohet me ndërtimin e segmenteve Vorë Han I Hotit dhe Durrës-RRogozhinë-Pogradec, për të cilat janë siguruar edhe financimet. Ndërkohë që së bashku me qeverinë e Kosovës po punojmë për projektin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë. Jo më larg se pak ditë do të celet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit te ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, që përmes hekurudhës së re do të lidhet në fillim të dekadës së ardhshme me portin e thatë të Prishtinës, por edhe me portin e thatë të Strugës. Në bashkëveprim me NATO-n, po punojmë për financimin e zonës portuale ushtarake, të Porto Romanos, cka jo vetëm do forconte ndjeshëm dimensionin e sigurisë së Shqipërisë, pore dhe rolin e vendit tonë në hapsirën e akvititetit të NATO-s.

Në fund të vitit do të përfundojmë punimet e aeroportit të ri, më të madh në rajon. Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, ku pas fazës së testimeve dhe certifikimeve do të bëhet plotësisht operacional në gjysmën e dytë të vitit 2025, për të pritur udhëtarët e parë.

Do të bëjmë realitet zotimin për të pajisur Shqipërinë me 4 porta nga ajri ndërkohë që portet turistike të Durrësit dhe Vlorës që tashmë janë në kantier ndërtimi do të pasohen edhe nga portet turistike të Sarandës dhe të Lezhës ku për këtë të fundit kemi hasur vështirësi të madhe si pasojë e një situate tejete të ngatërruar me pronësinë.
Nga ana tjetër këto janë vitetet e investimeve massive në energji dhe zotimi ynë për ta bërë Shqipërinë 2030 eksportuese neto të energjisë, përvecse edhe një shembull europian dhe kampione të energjisë të gjelbër në rajonin tonë nuk është vetëm një aspiratë programatike e PS, por edhe një objektiv ambicioz I mbështetur tanimë në kantiere, projekte e financime konkrete.

Shqipëria humbi shumë kohë përpara kësaj dekade të qeverisjes sonë, dhe fillimi I punës sonë për ta rilindur Shqipërinë ishte tejet I vështirë. Gropa e borxhit të rrugëve të lëna rrugëve, ishte e madhe dhe standardet e projekteve dhe të punëve të realizuara deri atëherë linin shumë për të dëshiruar, sot pasqyra e realitetit të infrastrukturës ka ndryshuar rrënjësisht krahasuar me dje. Sot ndërtojmë infrastrukturë europiane, por edhe në këto vite që na ndajnë nga Shqipëria 2030, kjo pasqyrë do të ndryshojë akoma më shumë

Mandati I aktërt I Edi Ramës dhe PS, do të vulosë kapitullin e një transformimi të gjithanshëm, të nisur një dekadë më parë dhe mbi të gjitha do e bëjë të pakthyeshëm progresin e këtij vendi. Duke e bërë Shqipërinë një burim krenarie të të gjithë shqiptarëve dhe një vend krenar të familjes europiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!