Kongresi i PS zgjedh 135 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, mes tyre Vangjush Dako

schedule14:47 - 1 Mars, 2020

schedule 14:47 - 1 Mars, 2020

Kongresi i Partisë Socialiste këtë të dielë ka zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Burime për ABC News bëjnë me dije se mes 135 delegatëve të zgjedhur janë dhe emrat e ish kryebashkiakut Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan.

Sipas të dhënave nga vetë PS-ja, Pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, thënë ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë./abcnews.al