Kongresi i PS-së, Felaj: Do t’i shërbejë riorganizimit të punës në të gjithë territorin!

schedule14:02 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 14:02 - 1 Dhjetor, 2023

E ftuar në “Tirana Live” në ABC, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj foli ligjin për Komisionet Hetimore, kaosin në Kuvend të shkaktuar nga deputetë të opozitës, të cilën kanë penguar edhe punën e Kuvendit, duke u ndalur gjithashtu edhe tek Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahet më 8 dhjetor.

Duke mos komentuar shumë gjatë, Felaj u shpreh se Kongresi i PS do t’i shërbejë riorganizimit të punës në të gjithë territorin.

“Kongresi i PS do ti shërbejë riorganizimit të punës në të gjithë territorin. Gjithashtu delegatët e Kongresit mund të mblidhen aty. Gjithashtu ky kongres do ti shërbejë votëbesimit për trupën e sekretariatit”, ka thënë ndër të tjera Felaj.

Lidhur me ligjin për Komisionet Hetimore Felaj gjatë kësaj intervistë sqaroi se thirrja ndaj kolegëve të opozitës është e njëjtë, të bëhen pjesë e diskutimeve dhe të heqin dorë nga dhuna.

“Kam parë disa tituj që Felaj ‘mbyll’ derën opozitës, por nuk i mbyllet dera askujt. Por unë them që gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur vetëm një thirrje ndaj kolegëve të opozitës, të bëhen pjesë. Ne jemi detyruar që nismën tonë, të zonjës Tabaku dhe zotit Spaho, ta diskutojmë. Sa i përket qëndrimit për zotin Berisha ne e kemi bërë të qartë tashmë dhe nuk ka ndryshim”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!