Kongresi i Lushnjes, 21 Janari festë kombëtare

schedule19:55 - 1 Shkurt, 2019

schedule 19:55 - 1 Shkurt, 2019

Në një seancë të jashtëzakonshme anëtaret e Këshilit Bashkiak të Lushnjes kanë votuar pro propozimit që 21 Janari, dita kur u mblodh Kongresi, të shpallet festë kombëtare. Ky propozim do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit në mënyrë që të bëhet realitet në 100 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Lushnjes.

Këshilli bashkiak në Lushnje i ka propozuar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë shpalljen si ditë feste kombëtare, datën 21 Janar 1920, ditën kur u mblodh Kongresi.

Në një seancë të jashtëzakonshme, 41 anëtarët e këtij këshilli bashkuan votat dhe njëzëri votuan që propozimi të bëhet realitet në vitin e 100- vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Lushnjes.

Më herët, janë mbledhur edhe 11 mijë firma nga qytetarë të ndryshëm të vendit, të cilët i janë bashkuar këtij propozimi. Kongresi i Lushnjes është simbol i ndërtimit të shtetit modern dhe të institucioneve të shtetit shqiptar. Ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes se pavarësisë së vendit më 1912./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!