Kongresi Amerikan certifikon fitoren, Joe Biden zyrtarisht president i SHBA

schedule09:40 - 7 Janar, 2021

schedule 09:40 - 7 Janar, 2021

Kongresi Amerikan ka certifikuar votat elektorale të Joe Biden, duke e bërë këtë të fundit zyrtarisht president të 46 të SHBA-ve.

Numërimi i tre votave elektorale të Vermont konfirmoi Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun 270 të nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Senatorja Amy Klobuchar, raportoi: “Joe Biden dhe Kamala Harris do të jenë presidenti dhe nënpresidentja sipas fletëve të votimit që na janë dhënë.”

Certifikimi vjen pasi protestuesit pro-Trump sulmuan godinën Kapitol të SHBA të mërkurën më herët. Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u pezullua për disa orë kur protestuesit mësynë Kapitolin. 4 persona humbën jetën si pasojë e trazirave, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Mbi 50 persona u arrestuan nga policia për aktet e dhunës.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuaN Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!