Kongo shpall fundin e epidemisë së Ebola

schedule19:02 - 3 Maj, 2021

schedule 19:02 - 3 Maj, 2021

Kongo këtë të hënë ka bërë me dije se i ka dhënë fund epidemisë së Ebolas, gjatë së cilës 12 njerëz u infektuan në lindje të vendit, gjashtë prej të cilëve vdiqën.

Epidemia u vu nën kontroll me ndihmën e vaksinës Merck, e cila u mor nga më shumë se 1.600 njerëz që ishin në kontakt me pacientë të infektuar, si dhe njerëz të tjerë të rrezikuar.

Rastet e infeksionit ishin gjenetikisht të lidhura me epideminë Ebola, e cila zgjati nga 2018 deri më 2020 dhe gjatë së cilës më shumë se 2.200 njerëz vdiqën.

Epidemia shpërtheu serish më 3 shkurt në qytetin e Butembo, afër Kivu Verior, ku një grua vdiq pasi burri i saj u infektua gjatë epidemisë së mëparshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!