Konfliktohen dy persona në Bulqizë, një i plagosur me armë zjarri

schedule17:28 / 15/03/2019

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.

Mësohet se Blerim Skara pasi ka qëlluar me armë zjarri Mirdash Osmanin, me të cilin po debatonte është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërsa i lënduari është derguar në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al

schedule17:28 / 15/03/2019