Franca dhe Rusia synojnë të krijojnë një mekanizëm koordinimi mes fuqive të mëdha për të avancuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për Sirinë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun rus Putin në Shën Petërburg.
Ai ka deklaruar se ideja është ndërthurja e nismave të grupit ASTANA, ku bëjnë pjesë Rusia, Turqia dhe Irani dhe me ato të grupit ku aderojnë Franca, Britania, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Jordania dhe Arabia Saudite.
Shefi i pallatit ELIZE ka nënvizuar se palët duhet të diskutojnë për situatën e pasluftës, në mënyrë që në Siri të ketë stabilitet. Macron ka thënë se, me Putin ka rënë dakord që palët të fokusohen tek hartimi i një kushtetute të re dhe tek përgatitja e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës, që të mos përjashtojë as sirianët e zhvendosur si pasojë e konfliktit.
Sidoqoftë, përpjekjet e mëhershme të grupeve ndërkombëtare për të ulur në tryezë kundërshtarët e presidentit Assad me mbështetësit e tij kanë dështuar./abcnews.al