Konflikti për motive të dobëta i mori jetën të riut të Tiranë, ja kush janë autorët dhe viktima

schedule07:38 - 18 Prill, 2023

schedule 07:38 - 18 Prill, 2023

Pak pas mesnate një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Mësohet se shtetasit, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, kanë goditur me thikë shtetasin Stiven Toshkësi, 20 vjeç.

LEXO EDHE: EMRI/ Sherr me thika në Tiranë, humb jetën 20 vjeçari

Si pasojë e plagëve të shumta, i riu ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani policia ka arritur të arrestojë njërin nga autorët, shtetasin, Ensi Maze.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!