Konflikti për detin, Mitsotakis mesazh Erdoganit: Duam dialog, por pa shantazhe

schedule19:29 - 5 Shtator, 2020

schedule 19:29 - 5 Shtator, 2020

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ri Ankarasë, duke i kërkuar që të ndalë kërcënimet dhe të ulet në bisedime, por me një kusht. “Greqia dëshiron dialog, por pa shantazhe” u shpreh ai.

Por presidenti turk,  Erdogan ishte shumë i ashpër në reagimin e tij kur kërcënoi me përgjigje ushtarake. “Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh dje se mes palëve ka një përpjekje për një dialog teknik për të shmanguar përshkallëzimin e konfliktit për detin në Mesdheun Lindor.  d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!