Konflikti OSHEE-ujësjellës në Vlorë/Banorët rrezikojnë të mbesin pa ujë

schedule14:23 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 14:23 - 13 Dhjetor, 2017

Një borxh i madh i Ujësjellësit ndaj OSHEE në Vlorë rrezikon të lërë banoret pa ujë. Aktualisht është hequr energjia elektrike për administratën, por sipas OSHEE nëse borxhi nuk paguhet do të ndërpritet energjia te pompat e ujit.

Pas gati një miliardë lekë pa shlyer OSHEE i hoqi energjinë Ujësjellësit. Kjo ndodhi në qytetin e Vlorës dhe e gjithë administrata e Drejtorisë së Ujësjellësit u paralizua.

Bëhet fjalë për një borxh të akumuluar që prej vitit 1991, thonë nga OSHEE.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në vitin 2013. U desh ndërhyrja e policisë që në Ujësjellës tërikthehej energji elektrike. Por kësaj here OSHEE duket më e egërsuar.

Zyrtarë të ketij institucioni i thanë ABC Neës, që nëse nuk do të paguhen paratë, do të ndërpritet energji elektrike tek pompat e ujit.

Çka do të thotë që Vlora nuk do mund të furnizohet me uje të pijshëm.

Debitorë nga OSHEE rezultojnë edhe Ujësjellësi i Himarës me më tepër se 52 milione leke, dhe ai i Selenicës me afro 54 milionë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!