Konflikti në Ukrainë, eksperti i gjeopolitikës: Kjo që po ndodh me Rusinë është një rraskapitje

schedule21:55 - 27 Shkurt, 2023

schedule 21:55 - 27 Shkurt, 2023

TIRANË- Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka trazuar botën dhe kjo vihet re tek përpjekjet e liderëve për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur, i cili ka lënë pas shumë të vdekur. Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, tha se armatimi i Rusisë është i vjetër. Sipas tij, numri i ushtarëve që vendos në terren, nuk do të thotë se ke epërsi në fushë të betejës.

“Armatimi i Rusisë është i vjetër. Numri i ushtarëve nuk do thotë epërsi në fushën e betejës. Kjo që po ndodh me Rusinë është një rraskapitje”, theksoi ai në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!