Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Hamasi kreu gjenocid më 7 tetor!

schedule09:01 - 20 Shtator, 2025

schedule 09:01 - 20 Shtator, 2025

Konflikti  në Lindjen e Mesme  ka arritur në ditën e 715-të.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e konsideron sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, “një gjenocid”.

“Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte gjenocid në formën e tij më ekstreme. Pati vrasje, gjenocide, quajini si të doni. Fëmijët e vegjël u vranë. Njerëzit u gjymtuan. Edhe ky është gjenocid, mendoj”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kur u pyet nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me raportin e Kombeve të Bashkuara të publikuar këtë javë, i cili pretendon se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.

Ndërkohë Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se do të zgjeronte operacionin në Gaza, ndërsa gati gjysmë milioni banorë u larguan nga enklava mes sulmeve në shkallë të gjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!