Presidenti izraelit Isaac Herzog do të takohet të enjten me Papa Leoni XIV në Vatikan. Fokusi i takimit sipas mediave ndërkombëtare do të jetë në përpjekjet për kthimin e pengjeve në Gaza, luftën kundër antisemitizmit në mbarë botën dhe në mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në Lindjen e Mesme.
Herzog gjithashtu do të takohet edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe gjithashtu do të vizitojë edhe Bibliotekën e Vatikanit.
Situata në Gaza vijon të mbetet shqetësuese dhe sipas raportimeve të fundit 13 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve nga kequshqyerja. Mes viktimave ishin edhe 3 fëmijë.
/abcnews.al/

