Një vit më parë, Hamas grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kreu një sulm ndaj Izraelit, që ishte më vdekjeprurësi.
Izraeli u përgjigj duke e bombarduar dhe pushtuar enklavën palestineze në përpjekje për ta shkatërruar Hamasin dhe për t’i shpëtuar 251 pengjet që i mori ky grup terrorist.
Ndërkohë Izraeli e ka zgjeruar luftën në javët e fundit, duke e kryer një inkursion në Liban dhe duke bombarduar Hezbollahun. Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Gjatë intervistës në studio, Krasniqi tha se organizata terroriste Hezbollah ka pësuar shumë dëme sidomos pas vrasjes së liderëve, nga forcat ushtarake izraelite.
“Sipas informacioneve Hezbollah është dëmtuar shumë sidomos pas vrasjes së disa krerëve të kësaj organizate. Por edhe teknologjia e armatimeve është dëmtuar shumë”, tha ai, duke shtuar se aktualisht Izraeli ka avancuar në Libanin jugor.
/abcnews.al/