Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Izraelin dhe Gaza-n, duke u bërë kështu i pari ministër nga vendet e Bashkimit Evropian që përfshihet në temën e përplasjeve në Lindjen e Mesme.
Dendias do të vizitojë Izraelin dhe territoret palestineze për të parandaluar zhvillime të tilla si ato që çuan në memorandumin e kufirit detar Libi-Turqi, shkruajnë mediat greke. Ai do të takojë disa zyrtarë izraelitë kurse në Palestinë vetëm kryeministrin Mohamed Ibrahim Stageh dhe jo homologun e tij.
Athina është alarmuar për një plan të raportuar për shënjimin e zonave ekskluzive ekonomike midis Turqisë dhe Rripit të Gazës, shkruajnë mediat vendase.
“Vendimi i tij për të udhëtuar në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Ramallah u mor pas konsultimeve me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në një kohë kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po kërkon të paraqitet si një mbrojtës i vetëm i palestinezëve mes tensioneve të përshkallëzuara midis Izraelit dhe Rripi i Gazës.” sb/abcnews.al/