Konflikti në burgun e Peqinit, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Dy të dënuar të plagosur

schedule14:54 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 14:54 - 15 Dhjetor, 2023

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën në burgun e Peqinit. Njoftohet se në burgun e Peqinit ka pasur një konflikt mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve gjithashtu nënvizon se autoritetet po punojnë dhe se situata po menaxhohet. Gjithashtu sqarohet se nuk ka asnjë gardian, staf policor apo civil të lënduar.

I përfshirë në këtë ngjarje është i dënuar me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili u raportua se ka qëlluar me armë drejt një punonjësi të policisë. Më pas me armë ka mbajtur peng punonjësit  e kuzhinës.

/abcnews.al/