“Konflikti” mes Barçës dhe Atleticos për Griezmann, Juventusi po studion situatën e francezit

schedule16:30 - 26 Shtator, 2022

schedule 16:30 - 26 Shtator, 2022

E ardhmja e Antoine Griezmann vazhdon të jetë në qendër të vëmendjen së mediave, dhe jo vetëm për shkak të konfliktit mes Barçës dhe Atletico Madridit për kushtet për opsionin e blerjes së detyrueshme prej 40 milionë eurosh

Me të ardhmen e tij ende të pasigurt, Juventus po konsideron nënshkrimin e Griezmann për sezonin e ardhshëm.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” është shumë e vëmendshme ndaj situatës në të cilën ndodhet lojtari dhe po studion mundësinë për të përfituar.

Për të shmangur pagesën e 40 milionë eurove që kërkon Barça dhe për të detyruar një marrëveshje të mundshme për të ulur këtë shumë, Atletico vazhdon të mos e ketë titullarë lojtarin, i cili deri më tani këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje nga fillimi, atë kundër Real Madridit, edhe pse tashmë ka tre gola.

Griezmann ka një kontratë me blaugranat deri në vitin 2024 dhe nëse Atletico nuk është i detyruar të bëjë efektive blerjen e tij ose të arrijë ndonjë marrëveshje për të ulur këtë shumë, Juventus beson se mund ta detyrojë klubin e katalanas të lërë të lirë sulmuesin francez.

Në çdo rast, 31-vjeçari do të duhet gjithashtu të pranojë të ulë pagën e tij për të luajtur verën e ardhshme për skuadrën e bardhezinjve, e cila pas fillimit të dobët të sezonit, me vetëm 10 pikë të grumbulluara në shtatë ndeshjet e para në Serinë A, tashmë po studion se si të forcohet për sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al