Konflikti me armë zjarri në Elbasan: Arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim 25-vjeçari

schedule16:38 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 25 Nëntor, 2020

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Nga konflikti i armatosur i regjistruar sot në këtë qytet, njoftohet se është vënë një pranga një nga autorët ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

I arrestuari është 28-vjeçari Elvis Koçi (Çaushllari), banues në Elbasan i cili ndodhet tek Trauma në Tiranë duke marrë kujdes  shëndetësor pasi është plagosur në shpatull.

Ndërsa, në kërkim është shpallur 25-vjeçari Migert Qosja, gjithashtu banues në Elbasani.

Lexo edhe: “Korçari” i njohur për policinë u plagos, kush ishte objektivi i atentatit në Elbasan

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.

Si pasojë, Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!