Një konflikt mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 i mori jetën një 64-vjeçari në fshatin Lolaj të Peqinit. Viktima është Shyqyri Hema, ndërsa autori i arrestuar Sefedin Çelmeta 51 vjeç.
Por cili ishte shkaku i konfliktit? Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se dy bashkëfshatarët janë konfliktuar për motive pronësie. Të dy palët pretendonin pronësinë mbi një parcelë toke.
Debati verbal mbrëmjen e djeshme agravoi në përdorimin e mjeteve rrethanore dhe Çelmeta e goditi Hemën me sende të forta dhe gurë duke i shkaktuar plagë të rënda.
64-vjeçari fillimisht u dërguan në spitalin e Peqinit për ndihmën e parë, më pas u nis drejt Elbasanit, por 2 orë pasi arriti ndërroi jetë si pasojë e gjakderdhjes. db/abcnews.al