Konflikti Izrael – Palestinë, sulme ajrore në Rripin e Gazës

schedule12:13 - 27 Janar, 2023

schedule 12:13 - 27 Janar, 2023

Izraeli ka nisur sulme të shumta ajrore në Rripin Gazës një ditë pasi forcat izraelite u raportuan se vranë nëntë palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin.

Zyrtarët izraelitë njoftuan se kishin kryer të paktën dy raunde sulmesh që synonin islamistët e Hamasit, ndërsa ishte një kundërpërgjigje ndaj raketave të militanteve të gazës drejt Izraelit jugor.

Deri më tani nuk është konfirmuar asnjë viktimë nga sulmet, teksa shumica e raketave të Gazës u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit. Janë lëshuar gjithsej 13 raketa.

Asnjë grup palestinez në Gaza nuk ka marrë përgjegjësinë për raketat, por Hamasi dhe Xhihadi Islamik ishin zotuar se do t’i përgjigjen sulmit izraelit të së enjtes në Bregun Perëndimor.

Një ditë më parë gjatë një bastisjeje në kampin e mbushur me njerëz të refugjatëve në qytetin verior të Jeninit u vranë 9 persona, ditë kjo që është konsideruar si më e përgjakshmja ndër vite.

Që nga fillimi i konfliktit në 2005, Kombet e Bashkuara kurrë nuk kanë regjistruar një numër kaq të lartë të vdekjeve në një operacion të vetëm në Bregun Perëndimor.

Zhvillimet e fundit bënë që autoritetetet  Palestineze të ndërpresin koordinimin e sigurisë me Izraelin, një veprim që u kritikua nga Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!