Konflikti Izrael-Palestinë: Si i jepet fund një luftë të panevojshme?

schedule16:12 - 18 Maj, 2021

schedule 16:12 - 18 Maj, 2021

Nga Dov, S. Zakheim, The Hill

Lufta gjithnjë e më e përgjakshme midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon ende, duke shkaktuar qindra të plagosur dhe viktima. Në një moment kur Egjipti pritet të ndërmjetësojë një armëpushim, siç ka bërë në të kaluarën,  lind pyetja  nëse kjo luftë duhej të ndodhte.

Gjithçka filloi me vendimin e qeverisë izraelite për të dëbuar disa familje arabe që jetonin në pjesën lindore të Jeruzalemit. Konflikti pasoi një vendim nga gjykata e rrethit të Jeruzalemit që shtëpitë në fjalë u përkisnin hebrenjve izraelitë. Paditësit argumentuan para gjykatës se një numër i pronave ishin të  hebrenjve më përpara  viteve 1948, kur Izraeli u krijua.

Për më tepër, është gjithashtu e vërtetë që kur forcat jordaneze pushtuan lagjen Shimon HaTazadik, gjatë Luftës për Pavarësisë e Izraelit 1947-1949 , të gjithë Hebrenjtë u dëbuan ose u arratisën në territorin e kontrolluar nga Izraeli, raporton abcnews.al

Në vitin 1956, Jordania dërgoi 28 familje palestineze në atë zonë; këto ishin familje që ishin zhvendosur në luftë. Familjeve më pas iu dhanë shtëpitë, megjithëse pronarët hebrenj kurrë nuk hoqën dorë nga këto prona.

Familjet arabe të zhvendosura rishtas kanë apeluar vendimin e gjykatës së rrethit në Gjykatën e Lartë të Izraelit, e cila shpesh ka vendosur në favor të palestinezëve. Si rezultat i luftimeve të vazhdueshme me Hamasin dhe trazirave në Jeruzalem gjykata vonoi vendimin e saj.

Mund të themi se hebrenjtë kanë një çështje madhore për të luftuar; në fund të fundit, ata kanë qenë pronarë të pronave në fjalë. Nga ana tjetër, familjet arabe kanë jetuar në këto shtëpi për rreth 75 vite dhe është mizore t’i dëbosh për mëkatet e kryera nga një qeveri jordaneze që ka kohë që është në paqe me Izraelin.

Është mese e qartë se lufta nuk ka pasur ndikime pozitive për asnjë, përveç cinikëve në të dy palët. Hamasi me bazë në Gaza, me ndihmën e Xhihadit Islamik edhe më radikal, ka gjetur një justifikim për të demonstruar se ai, jo Autoriteti Palestinez, është mbrojtësi i vërtetë i të drejtave palestineze, raporton abcnews.al

Megjithatë, ata që quhen mbrojtës veprojnë nga shtëpitë e civilëve, duke përdorur banorët e tyre si peng njerëzor. Dhe shumë nga Hamasi janë zhvendosur së bashku mefamiljet e tyre – dhe, në shumë raste,  jashtë Gazas dhe larg rrezikut ndërsa konflikti ende vazhdon.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahe e ka përdorur konfliktin për qëllimet e tij politike. Ai po kërkon, edhe një herë, të demonstrojë se ai – jo udhëheqësit e partive të opozitës të cilëve u është kërkuar të formojnë një qeveri të re mund të mbrojnë më shumë shtetin hebre. Është përpjekja e tij e fundit e dëshpëruar për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur ndjekjen penale për korrupsion dhe ryshfet.

Cinizmi i Netanyahut u vu re edhe më shumë, kur ai pranoi kërkesat e -Ortodoksëve që të mos kishte asnjë kufizim për numrin e kremtuesve në një festival të mbajtur në një varr rabinik në malin Meron 10 ditë më parë.

Si rezultat, në vend të kufirit prej 9,000 personave të rekomanduar nga autoritetet shëndetësore, 100,000 njerëz morën pjesë në festime; fatkeqësisht, 45 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën në një shkelje që ndodhi në malin e Meron, raporton abcnews.al

Uashingtoni ka shprehur mbështetjen e tij për Izraelin dhe ka bërë thirrje për ti dhënë fund sa më shpejt konfliktit. Gjithashtu ka mbështetur përpjekjet e Egjiptit për ndërmjetësim. Por administrata e Biden mund dhe duhet të bëjë më shumë. Duhet të fillojë me faktin  se ky konflikt nuk duhej të kishte ndodhur.

Për më tepër, megjithëse është shumë vonë, qeveria  mund të lejojë ata palestinezë që u dëbuan të rikthehen në shtëpitë e tyre dhe të dëmshpërblejë pronarët hebrenj për humbjen e pronës së tyre. Kjo  mund ti japë mundësi Egjiptit të ndërmjetësojë një armëpushim sa më shpejt.

Uashingtoni duhet menjëherë ti bëjë presion qeverisë Izraelite se do të dëmshpërblejë hebrenjtë, ndërsa lejon palestinezët të rikthehen në shtëpitë e tyre. Në të njëjtën kohë,  duhet të vazhdojë të punojë me Egjiptin për ti dhënë fund luftimeve. Duke vepruar kështu, administrata e Biden mund të shpëtojë  si izraelitët dhe palestinezët.

Me siguri që ky objektiv duhet të tejkalojë përfitimet materiale të pronësisë për të mos përmendur politikën e  Netanyahut dhe armiqve të Izraelit, Hamasit dhe Xhihadit Islam. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!