Sulmet mes Izraelit dhe Iranit ka kanë vijuar mes tyre, me Izraelin që ka synuar të godasë infrastrukturën e Iranit.
Gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në ABC News eksperti i Sigurisë Xhavit Shala, u ndal tek roli i Rusisë dhe Kinës, në këtë konflikt.
“Rusia dhe Kina kanë marrëveshje strategjike sigurie mbrojtje me Iranin. Këto marrëveshje janë të përcaktuara me detaje. Dhe mendohet që në këmbim të ndihmës që i dha Rusisë, kur ishte në vështirësi për dronët që merrte nga Irani, me siguri bëhet fjalë që i kanë dhënë edhe teknologji.
Ai tha se në këtë konflikt, Rusia dhe Kina janë përpjekur të jenë mbi palët duke bërë thirrje për paqe.
“Ato po përpiqen të jenë mbi palët duke bërë thirrje për palët për paqe. Kina merr shumë nga Irani naftë, dhe këtu janë drejtpërdrejt interesat e Kinës. Nëse konflikti zgjerohet i fituar do dalë Rusia sepse do ketë rritje të çmimeve dhe shtohet më shumë buxheti i luftës”, shtoi ai.