“E gjithë Lindja e Mesme është në prag të një “shpërthimi” të plotë dhe duket se kjo nuk po arrihet të shmanget”, ka thënë përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.
Ndërsa shënohet një-vjetori i sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, Borell ka theksuar se situata sa vjen dhe po përkeqësohet.
Në të njëjtën kohë, Josep Borel shtoi se lëshimi i raketave nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim dhe e afron rajonin më pranë luftës.
“Asnjë zgjidhje me armë nuk do t’i sjellë një të ardhme popullit të Izraelit dhe Palestinës. Vetëm një zgjidhje diplomatike do të sjellë paqe, siguri dhe prosperitet”, shprehet më tej Borell.
Në fund, përfaqësuesja i Lartë thekson se “koha për armëpushim është tani. Nesër mund të jetë shumë vonë”.
/abcnews.al/