Pavarësisht takimeve dhe bisedimeve mes dy vendeve në muajt e fundit, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias shprehet se nuk ka parë ndonjë provë të prekshme të një ndryshimi në sjelljen e Turqisë.
“Tensionet këtë vit nuk janë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Por megjithëse po përballemi me më pak tensione, më vjen keq të them se nuk kam parë prova të prekshme të një ndryshimi në sjelljen e Turqisë” tha ai duke shtuar se me shumë pritshmëri është vizita e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në 20 Korrik në Qipro “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë” tha ai.
“Greqia ka një politikë të jashtme parimesh, që do të thotë që ne të veprojmë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare të detit” tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, referuar konfliktit me Turqinë për kufirin detar./ Abcnews.al