Të paktën 26 luftëtarë të tjerë janë vrarë në përplasjen me trupat ushtarakë të Azerbajxhanit në rajonin e Nago-Karabakut, sipas ministrisë të mbrojtjes, duke e çuar numrin e ushtarëve të vrarë në 84. Sipas Al Jazeera numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë është rritur në 11 – nëntë në Azerbajxhan dhe dy në Armeni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 99.
“Kjo është një luftë jetë a vdekje,” tha Arayik Harutyunyan, udhëheqësi i Nago-Karabakut në një konferencë për shtyp.
Luftimet e ashpra vazhduan gjatë gjithë ditës të hënën, deklaruan zyrtarët në Baku dhe Jerevan. Udhëheqësit botërorë kanë kërkuar armëpushim midis vendeve. Këshilli i Sigurisë së OKB-së pritet të zhvillojë një mbledhje me dyer të mbyllura të martën. s.ba/abcnews.al