Dy familje për një tokë/ Sherri në Milot, plagosen tre vellezër

schedule12:59 - 19 Gusht, 2024

schedule 12:59 - 19 Gusht, 2024

Një tokë është bërë shkak i një konflikti  që nisi me sende të forta e përfundoi me armë zjarri mes dy familjeve.

Tre vëllezërit Veseli  po punonin tokën në Fushë Milot të Lezhës kur dy vëllezrit Pëllumb dhe Sokol Murati dhe djali i këtij  të fundit  Valdano Murati I janë afruar dhe kanë nisur të debatojnë me pretendimin se  toka është e tyrja.

Sherri ka kaluar në përplasje me mjete të forta. Sipas dëshmisë së  vëllezërve  Veseli, ka qene Valdano Murati qe ka nxjerre pistoletën dhe ka qelluar duke plagosur në bark njërin prej tyre.  Dy të tjerët sipas policisë janë dëmtuar me sende të forta.

Pas plagosjes vëllezërit Murati janë larguar nga vendi I ngjarjes, ndërsa  Veselet janë derguar në spitalin e Kurbinit për ndihmë mjekësore.   Policia u njoftua për ngjarjen nga bluzat e bardha.

Uniformat blu nisën kontrollet dhe vunë në pranga  Pëllumb dhe  Sokol Muratin dhe kanë shpallur në kërkim  djalin e këtij të fundi  Valdano Murati.

Pas arrestimit, vellezerit Murati kane deshmuar se edhe njeri nga vellezerit Veseli ka patur arme zjarri me vete dhe e ka nxjerre ndersa po konfliktoheshin. Sipas tyre Valdano Murati ka qëlluar pasi ka pare armen e zjarrit.

Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni luftarak.  Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!