Konflikt në Vlorë, plagoset me thikë një person, në kërkim autori

schedule19:45 - 23 Janar, 2021

schedule 19:45 - 23 Janar, 2021

Pas një konflikti të momentit që ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë në ambjentet e një lokali ka mbetur i plagosur me thikë një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një person rreth 42 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është plagosur me thikë në këmbë, pas një konflikti të momentit me një tjetër.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al