Konflikt me armë në një familje, tre të vdekur në Klos

schedule15:24 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:24 - 1 Tetor, 2019

Një konflikt për pronën dyshohet të jetë bërë shkak për masakrën me tre të vrarë në fshatin Xibër të Klosit. Sali Dakuçi ka qëlluar për vdekje vëllain e tij të vogël dhe nipin, më pas vrau edhe veten.

Për një copë tokë në fshatin Xibër të Klosit u bë një masakër me tre të vrarë. Në fillim nisi konflikti mes dy vëllezërve Sali Dakuçi dhe Kujtim Dakuçi.

Më pas vëllai i madh qëlloi me armë zjarri të voglin. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve duke mos mbërritur gjallë në spitalin e Burrelit. Në sherr ndërhyri nipi Flogert Dakuçi i cili u plagos rëndë nga xhaxhai i tij. I riu  ndërroi jetë rrugës për në spital.

Mësohet se autori është kthyer në banesë pas krimit të dyfishtë dhe aty i ka dhënë fund jetës. Tragjedia brenda familjes ndodhi mesditën e së martës.

Policia po heton për rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Dyshohet se shkak për masakrën është bërë një pronë. Madje për këtë arsye vëllezërit nuk flisnin prej kohësh me njëri-tjetrin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!