Ka ndërruar jetë një 32-vjeçar shqiptar në Chiari të Italisë pas një konflikti me një tjetër shtetas shqiptar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, ndërsa autori është arrestuar nga policia italiane.
Sipas të dhënave të para të policisë që konfirmojnë se ngjarja po hetohet për vrasje, dy të rinjtë shqiptarë janë konfliktuar jashtë një salle lojërash. Viktima është rërzuar duke përplasur kokën në trotuar dhe sapo ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.
Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar i arrestuar rezulton me precedentë penal./abcnews.al