Një 21 vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Ngjarja kriminale ndodhi në qytetin e Bulqizës në rrethana ende të paqarta. Arlind Pasha vdiq rrugës për në spital, pa patur asnjë mundësi shpëtimi. Sipas policisë autori i dyshuar për ngjarjen është Fatjon Keta, i cili u kap vetëm një orë më vonë. Gjithashtu dyshohet se Keta është me probleme mendore dhe konflikti ka qenë banal. Sipas policisë, para se të vriste Pashën, autori kishte dhunuar familjarët e tij. /abcnews.al
Konflikt me thikë midis dy të rinjve në Bulqizë, ndërron jetë i riu
schedule10:31 - 5 Shtator, 2019
schedule 10:31 - 5 Shtator, 2019