Konflikt familjar në Tropojë, dy të arrestuar për dhunë

schedule15:14 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 15:14 - 13 Dhjetor, 2023

Dy persona kanë rënë në pranga në Tropojë për dhunë në familje. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin banues në fshatin Cerrnisë, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 39-vjeçare.

Gjithashtu raportohet se është arrestuar në flagrancë 36-vjeçari, vëllai i 39-vjeçares, pasi ky i fundit është kallëzuar nga 45-vjeçari për dhunë të ushtruar ndaj tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, për 39-vjeçaren u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!