“Konflikt brenda pjesëzave të PD”, Minxhozi: Letra e Gjekmarkajt, e habitshme. Pozicioni i PL më racional

schedule17:48 - 27 Mars, 2024

schedule 17:48 - 27 Mars, 2024

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi, tha se ka konflikt brenda pjesëzave të PD-së.

Në lidhje me letrën e Gjekmarkajt, ai tha se ishte e habitshme, pasi gjykatës nuk i shkruhet, por i vihen në dispozicion prova dhe fakte.

Sakaq u ndal të pozicioni Partisë së Lirisë, ku tha se është më racional.

Vonesa e akumuluar është e dukshme dhe do të duhej të mos ishte e tillë. Pra duhet të kishim një vendim. Kjo shkakton konflikt brenda pjesës së PD-së, pra ka një konflikt brenda pjesëzave të PD-së”.

T’i shkruash gjykatave nuk është racionale. Kjo letër mua më habit pak. Në parim gjykatës nuk i shkruhet, por i çohen fakte. Për sa i përket PL-së, pozicion i  tyre është më se i përligjur dhe racional. Nuk e dinë mirë se cili do jetë radiografia.  Meta pasi të shoh si do qartësohet amullia , do kërkojë pjesën e tij, por ai dëshiron se më cilën krahë do të duhet të negociojë. Është një situatë ku partitë aleate e kanë të pamundur të bëjnë aleanca të parakohshme, pasi njëra prej tyre nuk është shpallur si zyrtare.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!