Konfiskohen pasuritë e Rrajës/ Redian Rraja është dënuar me burg përjetë për atentatin ndaj ish prokurorit

schedule13:25 - 23 Tetor, 2024

schedule 13:25 - 23 Tetor, 2024

Gjykata e Apelit konfiskon 9 pasuri në emër të Rredjan Rrajës dhe familjarëve të tij.

Vedsimi për konfiskimin e pasurive vjen pasi Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit në 2019, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, si njohur si rrumi i Shijakut, si dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në mjetin e përdorur gjatë atentatit.

Pasuritë e sekuestruara janë:

1.Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit R.A.Rr.

2.Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit R.Rr..

3.Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..

4.Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

5.Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

6.Automjeti me targë ***, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.

7.Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane ***, me numër shasie ***, sekuestruar shtetases K.K. sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.

8.Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

9.Shuma prej 2750 euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!