Konfirmon Dhomat e Specializuara: Kadri Veseli është transferuar në Hagë

schedule19:40 - 5 Maj, 2021

schedule 19:40 - 5 Maj, 2021

Ish-Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Hagë. Lajmi është  konfirmuar nga Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

“Sot, Kadri Veseli është transferuar pas në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur ajo.

Veseli qëndroi disa ditë në Kosovë, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.